Duja e mesimit

bismil-lah

O Allahu im me mundeso pervetesimin
e drejte te mesimit, te lexuarit ne Emrin Tend
Me mundeso shkoqitjen dhe zberthimin e tij
Me lehteso gjuhen time dhe ma qeteso zemren time
ne kete gjendje te kujteses nen presion
Me pastro zemren (kujtesen) ,dhe mos me lere
vetem ne harresen e shejtanit dhe cytjet e tij
Mos me turpero para askujt(atij dhe asaj)qe nuk
ta kan friken ndja Teje,
Dhe mos na gjunjezo para atyre qe s'te besojne dhe s'te duan Ty
M e jep vigjilence,te ngadhnjyer mbi ta dhe dituri te plote...
Amin.....


Janë lotët e mëkatit që nga
sytë e mi rrjedhin...





...A thua, mbeti një pikë loti,
që të nesërmen të qaj,
apo i tëri është derdhur,
për mëkatet është tretur...

Çfarë ndjenje shkatërruese, ndjenjë ironie, ndjenjë që ta rëndon zemrën dhe 
shpirtin...! Sa shumë më ka përfshirë një errësirë! A thua, ka pak dritë për mua? 
A thua, a do të më ndihmojë dikush mua? Të shoh ty dhe me mall të afrohem, të 
shoh ty që fshehurazi më largohesh...? Të shoh dhe më s'të shoh... Pse vallë, largohesh
 nga unë? Pse nuk më merr me vete? Apo, aq i tmerrshëm është fati im andaj ke frikë 
se një pikë e tij të përfshin edhe ty?!

Athua, vetëm mua më ka përfshirë ky mëkat apo janë me miliarda që mëkatojnë por 
unë jam nga ato të paktat që pas mëkatit dëshiroj edhe të pendohem?! Nuk di t'i 
përgjigjem vetes që çdo ditë më mijëra pyetje parashtron, ndërsa përgjigjet e tyre 
më rëndojnë, qenien ma shkatërrojnë. Sepse, unë dua që ta arrijë lumturinë diku, por 
përreth s'ka asgjë që një shpresë ma zgjon  dhe që m’i ngjallë ndjenjat për të jetuar. 
Mëkati zemrën ma ka rënduar dhe devotshmëria e dikurshme më është shkatërruar...

Janë lotët ata që nga sytë e mi rrjedhin dhe më përcjellin çdo ditë, lotët e mëkateve 
që më kanë shkatërruar. Si të arrijë vallë tek pendimi i dëshiruar?
Shkoj poshtë e lart botës që më rrethon dhe gjithashtu besoj se Zoti ekziston.
Dhe, mendoj se veç Ai mund të më ndihmojë dhe s'ka kush tjetër përveç Tij që të 
më udhëzojë...

…Marrë libra lexoj, shfletoj por e ndjej që diçka më mungon. Vallë, si të arrijë te ai 
udhëzim, kur asnjë njeri s'më ndihmon? Nuk e di ç'ndodhë me njerëzit që më largojnë, 
s'dëshirojnë asnjë çast afër t'më qëndrojnë...Jo, s'më mbeti pikë loti, ashtu unë mendoj, 
por të nesërmen shoh se lotët më kanë pushtuar, por tani janë lotët e gëzimit që kam 
takuar.
Gëzim i çdo lumturie që kam kërkuar dhe gëzim për mëkatet që dikur kam mëkatuar 
se sot për ato mëkate pendimin kam kërkuar...

Pendimi është ndjenjë që të jep shpresë për të jetuar dhe të thotë NDAL për të 
mëkatuar. Është ndjenjë që ngjallë dëlirësi në zemrat e vdekura dhe iman për zemrat
me mëkate të ngjeshura...
A thua, a është dikush që këta lot i sheh dhe me bindje kthehet tek Zoti që e krijoi?
Ja, çfarë mësimi nga mëkatet fitova e veten time me njerëzit përreth e shkatërrova. 
Asnjë mirësi nga ato nuk fitova veç me gjynahe veten e mallkova...

Pa më thuaj, pse nuk kthehesh ti sot? Pse nuk i kthehesh Allahut sa nuk të ka larguar 
ende nga kjo botë?!
Leri lotët, le t'i vërshojnë sytë dhe mëkatet t'i largojnë sepse lotët e mëkatit faljen
kërkojnë!
Janë rënduar supet nga barra që peshojnë, s'kanë rregull as ligj që jetën t'ua drejtojë,
s'kanë dritë rrugën t'ua ndriçojë...

Kthehu sot dhe e përulur para Krijuesit qëndro, me ligje të Kur'anit jetën përparo!
Hiqi rrobat e xhahiljetit që në trup ke ti, vishi rrobat e lumturisë, sepse tash ke në duar 
lumturinë e dëshiruar dhe kënaqësinë e Allahut, inshAllah e ke fituar

Shpresoj se jeni duke kaluar qaste te bukura me ne .......

Gjithqka keni ketu vetem e vetem per ju






 
Today, there have been 2 visitors (9 hits) on this page!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=